Shkëndija realizoi blerjen e parë për këtë merkato

Ekipi i Ligës së Parë në RMV, Shkëndija nga Tetova ka transferuar sulmuesin 22 vjeçar, Robin Hebaj, i cili pritet të jetë pjesë e ekipit për 2.5 vjet, transmeton Portalb.mk.

“Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe të gjithë në klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqezi”, njoftojnë nga Shkëndija.

Raportohet se Hebaj është shkodran i cili karrierën profesionale e kishte filluar në Vllazninë e Shkodrës, ndërsa në Shkëndija vjen nga Teuta e Durrësit. Në këtë periudhë, ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për U-17, U-19 dhe U-21.

Shkëndija në fillim të janarit kishte transferuar në Shakhtyor Soligorsk të Bjellorusisë futbollistin Valon Ahmedin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button