BE-ja me mekanizëm për sigurimin e vaksinave veçanërisht për Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi Varhejl

Në periudhën kur kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vlerësuar se bota është në prag të një “dështimi katastrofal moral” për ndarjen e pabarabartë të vaksinave anti-Covid, Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar se do të përshpejtojë procedurat për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendet fqinje me vaksinën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Për të siguruar front të përbashkët për të goditur Kovid-19 dhe qasje të hershme te vaksinat, Komision i BE-së do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga vendet anëtare, me vëmendje speciale te Ballkani Perëndimor dhe fqinjët”, deklaroi Oliver Varhelj, eurokomisioneri për fqinjësi dhe zgjerim në BE.

Ai paralajmëroi se do të hulumtohen mundësi të tjera për të siguruar vaksinat sa më shpejt, derisa sigurimi i vaksinave për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian të enjten.

Ndryshe, Bashkimi Evropian vlerësoi se të paktën 70 për qind e popullatës së rritur të BE-së deri në verë do të vaksinohet.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë për media se OBSH-ja po punonte për të siguruar vaksinat për gjitha vendet, por “çdo vend që është i aftë të kontribuojë duhet ta bëjë këtë”. Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani. Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button