RMV, vendimet e Qeverisë për “Globalin”, orarin e lokaleve, rritjen e pensioneve, dokumentet, Pakon e 5-të dhe çështje të tjera

Masa e parë në kuadër të Pakos së 5-të për kompanitë dhe zgjatja e orarit të punës për lokalet, janë pjesë e vendimeve të marra nga seanca e 40-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Me rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, nga 21 janari restorantet mund të punojnë deri në ora 21:00, derisa ministri Venko Filipçe ka paralajmëruar që nga java e ardhshme të zgjatet akoma orari.

Pensionet do të merren nga 26 janari në bankomate, duke theksuar se ky pension do të jetë me rritje mesatare për 185 denarë, derisa pensionet më të ulëta do të kenë rritje për 134 denarë.

Në seancën e sotme qeveritare u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit.  Masa përfshinë ndihmë prej 162.4 milionë euro. Lista e produkteve që përfshihen në këtë masë të Pakos së 5-të, do të përgatiten nga Oda ekonomike.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Planin për sistematizimin e 1.349 administratorëve përmes programit K5 në 237 institucione.

Në Kuvend për miratim me procedurë të rregullt do të dorëzohen propozim-ndryshimet për ligjet në përputhje me Ligjin për zbatimin e gjuhëve dhe afatin për ndryshimin e dokumenteve për udhëtim që kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”. Për këtë planifikohet ndryshimi i ligjit për pasaportë, Ligji për letërnjoftim dhe Ligji për siguri në komunikacion.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimin elektronik është miratuar sot nga Qeveria.

Qeveria miratoi Programin për punësim në vitin 2021, ndërkohë miratoi Planin për investime në mjedisin jetësor për vitin 2021 në vlerës prej 98 milionë denarë, ku përfshihen edhe masat për parandalimin e ndotjes së ajrit. Gjithashtu në këtë seancë janë ndare 916 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2021 për Programin e ujësjellësit për vitin 2021.

Pas dëmtimit të qendrës tregtare “Gllobal” në Strumicë, Qeveria ftoi gjithë institucionet që të dhurojnë donacione për renovimin e këtij objekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button