RMV, për shtatë ditë administratorët do të sistemohen nga MSHIA, sipas planit të miratuar në Qeveri

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive njoftoi se Qeveria në seancën e 40-të ka miratuar planin për sistematizimin e nëpunësve administrative, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrative”, njoftojnë nga Ministria për system politik.

Paralajmërohet që pas miratimit të Planit, brenda 15 ditëve të përgatiten vendime individuale për nëpunësit, si dhe trajnime profesionale për “përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre”.

Ndryshe, ministrat kanë hapur rrugën për punësim efektiv të 1.200 administratorëve të marrëveshjes kornizë, të cilët me vite kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë marrë pagë, me çka do të vendosen në një liste transfer për ndarje në institucione të ndryshme. Në qoftë se nuk ju pëlqen paga apo vendi i punës i cili do të ju ofrohet, do të humbin të drejtën për punësim në sektorin shtetërorë, përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button