RMV, Qeveria solli vendim që të hiqen tarifat doganore të disa lëndëve të para

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njoftoi sot se, janë hequr detyrimet doganore për disa lëndë të para, transmeton Portalb.mk.

Ai nëpërmjet një posti në Facebook ka informuar se, në seancën e sotme qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit.

“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 Shkurti dhe do zgjasë 1 vit, gjatë të cilit paralelisht do të punojmë në ulje dhe heqje të disa prej detyrimeve doganore në pajtueshmëri me legjislaturën Europiane.  Kjo është masa e parë nga paketa e pestë e masave ekonomike, që do e restartojnë dhe revitalizojnë ekonominë vendore.  Heqja e detyrimeve doganore – tarifave doganore të disa prej lëndëve të para, të papërpunuara do të ndikojnë në rritjen e prodhimit, konkurrencës dhe eksportit të produkteve vendore”, ka shkruar Bytyqi.

Implikimet financiare nga kjo masë, sipas Ministrisë së Financave janë rreth 7,1 milionë Euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button