Tetovë, këto janë çmimet dhe linjat e transportit publik (INFOGRAFIK)

Pesë autobusë për transport publik arritën në Tetovë tre ditë më herët, ndërkaq, nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” kanë përgatitur çmimoren për biletat të cilën e kanë ndarë në pesë kategori, e njëjta do të zyrtarizohet pasi të votohet nga këshilli komunal. Fillimisht. Në Tetovë do të funksionojnë tre linja të transportit publik përmes qytetit, shkruan Portalb.mk.

Pas 8 vite premtimesh nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tre ditë më herët në Tetovë u sollën pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik.

Ende nuk dihet kur do të ju mundësohet qytetarëve që ti shohin dhe shfrytëzojnë këta autobusë, megjithatë, burime të Portalb.mk thonë se kjo do të ndodhë pas përfundimit të disa procedurave formale, siç janë:

  • Regjistrimi i autobusëve
  • Votimi i çmimores nga shumica e këshillit komunal (me datë 28 janar)
  • Sistematizim i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” me punëtorë të ri
  • Sigurimi i shoferëve dhe administrates

Sipas të gjitha gjasave, pritet që transporti publik në Tetovë të filloje me funksionim në fillim të muajit mars.

Portalb.mk përgatiti një infografik me çmimet e biletave që janë paralajmëruar:

Cilat do të jenë linjat në të cilat do të kalojnë këta autobusë?

Fillimisht, nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” është planifikuar që të funksionojnë tre linja të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit të Tetovës, edhe atë:

  • Linja e  parë – është nga stacioni i autobusëve në rrugën Boris Kidriç për në Universitetin e Evropës Juglindore.
  • Linja e dytë – kalon përgjatë rrugëve Boris Kidriç, Ivo Lola Ribar, Strasho Pindzur, t.c. Merdzan, Ilindenska, pranë Universitetit UEJL, Ljuboten, rrugët Kiro Ristoski Drnc, Gjorce Petrov, Braka Miladinovi, Bulevardi Vidoe Smilevski Bato, 29 Nëntor, Blagoja Toska, Marshalli Tito, Bulevardi Vidoe Smilevski-Bato dhe përfundon përsëri në stacionin e autobusëve në rrugën Boris Kidriç.
  • Linja e tretë – në rrugët Boris Kidriç, Bulevar Vidoe Smilevski Bato, Marshalli Tito, Blagoja Toska, 29 nëntor, Bulevardi Vidoe Smilevski Bato, Braka Miladinovi, Gjorce Petrov, Kiro Ristoski Drnc, Ljuboten, Ilindenska, UEJL dhe kthehet përgjatë Ilindenskës në t.c. Merjan, Rruga Strasho Pindzur, Ivo Lola Ribar, Blagoja Toska dhe përfundon në stacionin e autobusëve në rrugën Boris Kidric.

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka edhe 8 muaj mandat ndërsa autobusët do të paguhen për 13 vite

Krediti prej 1.2 milion eurove të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës do të filloje të paguhet pas tre vitesh, me normë interesi prej 3%, këtë e konfirmoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas kësaj, kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës përveç pagesës së autobusëve, do të duhet të përballet edhe me borxhin prej 9,4 milion eurosh.

“Bëhet fjalë për tre ruta të cilat do të përfshinë të gjithë pjesët e qytetit dhe do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët tanë. Kjo është realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale, që pastaj komunat aplikojnë dhe marrin kredi për realizimin e të së njëjtës. Bëhet fjalë për një kategori 13 vjeçare me një normë të interesit për 3%. Në rastin konkret, komuna ka aplikuar dhe i është dakorduar një vlerë prej 1.2 milion euro, mirëpo gjatë prokurimit, për shkak të transparencës këtu komuna ka kursyer dhe janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër deri 1.2 milion euro ngelet në dispozicion për komunën e Tetovës, për projekte tjera që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Kështu duken këta autobusë:

Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button