RMV, sulm hakerësh ndaj Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor tha se ishin shënjestra e një sulmi hakerësh natën e kaluar. Qëllimi ishte posta elektronike e tyre përmes së cilës komunikatat e vjetra dërgoheshin në media, njofton Portalb.mk.

Inspektorati e vlerësoi sulmin e hakerëve si presion mbi punën e tyre.

“Këtë akt e konsiderojmë si presion mbi punën dhe duam të informojmë të gjithë publikun se do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, me këmbëngulje dhe jo selektive”, tha Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button