RMV, maturantët “zgjasin” pushimin dimëror, UNShM: Bojkotojmë deri në plotësimin e kërkesave tona!

“Pushimi” dimëror do të zgjatet për Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe një pjesë të madhe të maturantëve në vend. Kjo për shkak se kërkesat e tyre për të mbajtur 2 në vend të 4 prej provimeve të maturës ende nuk është pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shkruan Portalb.mk.

Për të arsyetuar kërkesat e tyre, nga UNShM-ja përmendin Francën si shembull i cili ka zvogëluar numrin e lëndëve për pvimin e maturës shtetërore, kjo për shkak se siç thonë ata, para se gjithash duhet të garantohet cilësia në arsim dhe shëndeti mendor i nxënësve.

“Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ju njofton që pas konsultimeve me përfaqësuesit e nxënësve në të gjithë vendin, bashkërisht me maturantët kemi vendosur të bojkotojmë mësimin nga e enjtja, 21 janar 2021 deri kur kërkesat tona do të pranohen nga autoritet arsimore.

Kërkesat e maturantëve për modifikimin e maturës për këtë vit shkollor i gjeni të bashkangjitura. Në përpilimin e kërkesave tona për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore kemi marrë shembull autoritetet arsimore ne France që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje” kumtuan nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Cilat janë kërkesat e nxënësve?

Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.
Kërkesat e UNShM-së.

Rikujtojmë se të njëjtat kërkesa nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ja përcollën ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, në takimin e mbajtur me datë 9 dhjetor të vitit 2020.

Në atë kohë, ministrja Carovska e vlerësoi kërkesën si të arsyeshme, megjithatë, ajo tha se e njëjta do të futet në implementim nga viti i ardhshëm akademik.

Ndryshe, ky vendim për të bojkotuar mësimin ka ardhur pasi nxënësit shprehen se institucionet relevante, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunoje me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button