fbpx

RMV, gjysmëvjetori i dytë do të zhvillohet me model të kombinuar

Atë që është shembull pozitiv nuk duhet ta ndryshojmë dhe konsideroj se gjysma e dytë e vitit do të vazhdojë të zbatohet me modelin e kombinuar, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, njofton Portalb.mk.

“Në gjysmëvjetorin e parë, sfida më e madhe ishte se si mësuesit do gjenden me mësimin online. Por kjo sfidë është kapërcyer dhe gjysmëvjetorin e dytë vazhdojmë duke ndjekur modelin tashmë të vendosur hibrid: online, me prani fizike dhe djekjen e orëve në televizion”, i tha Carovska për TV Klan.

Ajo vlerësoi se gjysmëvjetori i parë përfundoi me sukses, me mbi 90% të nxënësve që ndoqën me sukses orët mësimore online, me më pak se 1% të rasteve aktive me kovid-19 të mësuesve dhe nxënësve që ishin me prezencë fizike, mësimi shkoi sipas planit, kurse notimi është me sukses dhe në kohën e duhur.

Ndërkohë, sot, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme njoftoi se do të bojkotojë fillimin e gjsmëvjetorit të dytë derisa të plotësohen kërkesat e tyre, për të cilat ata ende nuk kanë rënë dakord me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button