Liderët e BE-së sot do të diskutojnë për vaksinat në Ballkanin Perëndimor

Sigurimi i vaksinave për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian që do të zhvillohet sot, njoftoi Brukseli, transmeton Portalb.mk.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksoi se udhëheqësit e BE-së duhet të diskutojnë për bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat.

“Do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë fqinjë dhe më gjerë”, tha Michelle për Tanjug.

Në një letrën që fton liderët e vendeve anëtare të BE-së në prag të video-konferencës së planifikuar për sot në orën18, Michel tha se në takim do të diskutohet gjithashtu fushata e vaksinimit në kuadër të Unionit..

“Përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë BE-në është përparësia jonë absolute”, tha Michel.

Përveç diskutimit për sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në dhe në vendet fqinje, Michelle njoftoi gjithashtu bisedime mbi certifikatat e vaksinimit.

“Do të diskutojmë për përshtatshmërinë e një qasjeje të përbashkët për certifikimin, si dhe, nëse është e nevojshme, rrethanat nën të cilat mund të përdoren certifikime të tilla”, tha Michel.

Ai vlerësoi se situata aktuale me infeksionin me Kovid-19 në Evropë kërkon kujdes të madh.

Michel bëri thirrje që, përveç fillimit të vaksinimit, të vazhdojë testimi dhe monitorimi i gjerë i kontakteve, por gjithashtu të lejohet lëvizja ndërkufitare brenda BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button