RMV, janë mbyllur qendrat kovid në klinikën e syve dhe atë të ORL-së

Qendra kovid e Klinikës së syve është mbyllur që prej ditës së djeshme, ndërsa nga qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt  4 pacientët e mbetur sot do të transferohen dhe gjatë ditës edhe kjo kovid-qendër do të mbyllet, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nga muaji i kaluar është mbyllur edhe spitali mobil në Klinikën për Sëmundje Infektive, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e kaluara, në kovid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar edhe 30 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 283 persona të dyshuar dhe konfirmuar për covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte 14 pranime.

Në qendrën kovid në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” kishte 5 pranime të reja të pacientëve, kurse në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, gjatë ditës së djeshme kishte 3 pranime.

Në 24 orët e fundit, 9 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Për momentin, 18 pacientë po trajtohen në qendrën kovid të Klinikës për Dermatologji, 22 pacientë po trajtohen në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa gjithsej 16 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin TBC, në kovid-qendrën e Klinikës së Nefrologjisë aktualisht trajtohen 15 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji, qëndrojnë 16 pacientë.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 81 pacientë, kurse në Institutin e fëmijëve për sëmundje të mushkërive Kozle ka 21 pacientë.

“Numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe kishte 163 vende të lira pune deri në 8 të mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë”, shtuan nga ministria.

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po trajtohengjithsej 359 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Sipas raporteve ditore të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, 34 pacientë janë të hospitalizuar në spitalin e Manastirit, ndërsa 27 në spitalin e Shtipit. 22 pacientë në repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 30 pacientë në Veles, kurse 54 në Kumanovë. Në qendrën kovid të Ohrit jan të hospitalizuar 40 pacientë, në Prilep 40, 16 në Gostivar, ndërsa 13 në Strugë. 27 pacientë të hospitalizuar janë në spitalin e Strumicës, 3 në Koçan, 13 në Kërçovë, 22 në Kavadar, 7 në Gjevgjeli dhe 11 në Dibër.

Në klinikat infektive në Shkup dhe në spitalet e vendit të hospitalizuar janë 620 pacientë, kurse ka rreth 621 shtretër të lirë spitalor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button