Online anketë në RMV: Të rinjtë shumë pak ose fare nuk janë të njohur me kriptovalutat

Interesi për “gërmim” të kriptovalutave në nivel global prej ditës në ditë po rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi që Bitkoin arriti vlerë rekorde prej 40.000 dollarë amerikanë në fillim të vitit, gjatë së cilës tregu i përgjithshëm i kriptovalutave tejkaloi 1 miliardë dollarë, njofton Portalb.mk.

Vlera e Bitkoinit disa herë është rritur dhe ka rënë, bashkë e valutat tjera digjitale më të njohura.

Kina në ndërkohë e ka larguar kompaninë e cila duhet ta popullarizojë kriptovalutën shtetërore të quajtur Juanpej, a me atë iu ka bashkëngjitur disa shteteve në botë të cilat tanimë miratojnë ose planojnë të sjellin valuta të tyre elektronike.

Por, edhe pse bota e kriptovalutave ekziston më shumë se një dekadë, popullariteti i tyre kulmoi këto ditë, a anketa e Agjencisë së Lajmeve Meta bashkë e “Studentarija” në Instagram, tregoi se më shumë se 79% e të pyeturve nuk janë të njohur me kriptovalutave.

Vetëm 6.4% janë përgjigjur se shumë mirë janë të njohur me Bitkoin, Eterium, Lajtkoin dhe të ngjashme.

Situatë e njëjtë është edhe me Blockchain, sistemin e mbledhjes së informatave që e shfrytëzojnë pjesa më e madhe nga kriptovalutat. 76% nga të pyeturit kanë thënë se shumë pak ose fare nuk janë të njohur me konceptin e saj.

Megjithatë, mes të rinjve në shtet të cilët janë përgjigjur në anketë ka edhe prej atyre që merren dhe investojnë në kriptovaluta, por përqindja e tyre është shumë e vogël.

Kjo do të thotë se mes të rinjve, megjithatë ka interes për botën e valutave digjitale.

Në pyetjen nëse është e rrezikshme të investohet në aksionet e berzës ose në kriptovalutat, mendimi i të rinjve është i ndarë: 23,8% vlerësojnë se investimi në aksionet e berzës është më e rrezikshme, a vetëm 1% vlerësojnë se kriptovalutat sjellin më shumë rrezik. Për 30% e tyre që të dyja janë të rrezikshme njësoj.

Në lidhje me të ardhmen, 46% vlerësojnë se për dhjetë vite kriptovalutat do të pranohen në masë të gjerë dhe do të shfrytëzohen si mjete pagesore. 33,4%, kanë thënë se nuk kanë mendim për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button