Itali, pas prishjes së koalicionit, kryeministri Conte sot do të përballet me Senatin

Ambicia e Giuseppe Contes për të vazhduar si kryeministër i Italisë do të përballet me një provë rrnënjësore të martën me votëbesimin në Senat, pasi të hënën arriti të siguronte votëbesimin në Dhomën e Ulët të parlamentit, njofton Portalb.mk.

Një fitore e ngushtë në Senat do të lejojë Kryeministrin të qëndrojë në pushtet, edhe nëse qeveria e tij nuk do të kishte shumicën e plotë. Një disfatë do ta detyronte atë t’i ofronte dorëheqjen Presidentit Sergio Mattarellas, i cili me pas mund të vendosë për formimin e një qeverie teknike.

Conte siguroi një shumicë komforte në votëbesimin e në Dhomën e Ulët të hënën në mbrëmje, duke siguruar mbështetjen e 321 nga 629 ligjvënës, ndërsa 259 votuan kundër.

Kryeministri tani do të përballet me provën e forcës në dhomën e lartë, në prag të largimit të partisë Italy Alive, një parti e vogël e koalicionit e kryesuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi. Conte është i vendosur të përdorë të gjithë hapësirën për manovër në dispozicion të tij, sipas njerëzve që janë njohin mendimet e tij.

Kryeministri është ende duke u mbështetur në aleatin e tij të dikurshëm për një gjë: Senatorët e partisë në largim nga ky koalicion ‘Italy Alive’ janë zotuar se do të abstenojnë gjatë votëbesimit të së martës, në vend të votimit kundër qeverisë.

Conte beson se ai mund të fitojë votëbesimin me të paktën 155 senatorë në Senatin me 321 vende.

Kryeministri 56-vjeçar dhe aleatët e tij po lobojnë senatorë centristë dhe të paprofilizuar në ndonjë parti.

Rreth një javë më parë Italia u zhyt në krizë politike pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni qeverisës, duke rrezikuar rënien e Qeverisë në mes të pandemisë kaotike të koronavirusit.

Renzi njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të vogël nga partia e tij Italia Viva të mërkurën, një ndarje kjo që privon Kryeministrin Giuseppe Conte nga shumica e tij parlamentare.

Tensionet midis dy burrështetasve ishin rritur për javë të tëra rreth trajtimit të shpërthimit të COVID-19 që ka marrë më shumë se 80,000 jetë në Itali.

Ata erdhën në krye të planeve për të shpenzuar më shumë se 200 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, për të cilat Renzi paralajmëroi se rrezikohej të shkonin dëm.

Renzi kishte kërcënuar prej kohësh se do ta linte qeverinë pikërisht për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button