4 ministra e kanë bindur Antikorrupsionin se s’ka para për ndërtesën ku është vendosur Grubi, por Qeveria siguroi 10 milionë euro

Në ndërtesë barok, pjesë e projektit të Nikolla Gruevskit, “Shkupi 2014” duhej që të vendosej Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, por megjithatë pas një sërë peripecive teknike dhe burokratike ajo nuk ndodhi. Në vend se të marrin hapësira të reja, tani Antikorrupsionit do t’i rinovohen hapësirat ekzistuese, e ndërtesën që ia kishin premtuar nga Qeveria, iu nda zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, njofton Portalb.mk.

“Përpara se ta zgjidhim hapin e rikonstruimit të hapësirave ekzistuese, biseduam me ministren e atëhershme të Financave, e cila na tha se nuk ka gjasa që të blihet ajo hapësirë. Pastaj, erdhi zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, ministri i Drejtësisë dhe bisedova me ministren e Financave, kur bëhej gati buxheti dhe të gjithë më thanë se nuk ka mundësi që ajo hapësirë të blihet për komisionin tonë. E shqyrtuam gjendjen se çfarë është dhe kërkuam zgjidhje të arsyeshme, a ajo është që këtu të bëjmë rikonstruim që të sigurojmë kushte minimale për punë”, tha për “360 Gradë”, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Vlerësimet e ministrave Nina Angellovska, Lubço Nikollovski, Bojan Mariçiq dhe Fatmir Besimi se “nuk ka para”, të cilat i ka dëgjuar Ivanovska, janë treguar të pavërteta, kur Qeveria ndau 10 milionë euro që të akomodohen, përveç Ministrisë për Sisteme Politike dhe Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Drejtoria për Afirmim dhe Avancim të Kulturës së Komuniteteve, Drejtoria për Zhvillim dhe Avancim të Arsimit të Gjuhëve të Komuniteteve, Ansambli Shqiptar… por, jo edhe Antikorrupsioni.

“Kjo hapësirë është falë mundësisë së vetë qeverisë, ministrave nën udhëheqjen e kryeministrit të parë, nga një pjesë e madhe e mjeteve të kursyera, a ato janë 620 milionë denarë apo 10 milionë euro, të Shoqërisë Aksionare për Menaxhim me Prona Banesore dhe Zyra. Që ta blejë ndërtesën e cila e ka kthyer kredinë. Domethënë shteti kthen kredi me këto para, pastaj fiton një ministri, një hapësirë të këtillë, e cila është në progres dhe duhet që të zhvillohet në një mjedis multietnik siç është Maqedonia e Veriut”, tha Zaev në hapjen solemne të ndërtesës.

Nga Antikorrupsioni janë të dëshpëruar.

“U dëshpëruam kur pamë se megjithatë, ka para dhe ne nuk jemi prioritet. Nuk bëhet fjalë për Komisionin si komision dhe për neve si njerëz, por nëse lufta kundër korrupsion është në nivel shtetëror si prioritet. Këtu shteti nuk e ka kaluar provimin”, thotë Ivanovska.

Në hapjen solemne kryeministri i pyet edhe për atë se pse Antikorrupsionit nuk i janë ndarë hapësira në këtë ndërtesë.

“Nuk mundet të pritet që menjëherë të jepen hapësira të reja kur janë dhënë para serioze për rikonstruim të objekteve ekzistuese”, tha Zaev.

Ndryshe, objekti u lëshua në përdorim më 4 janar. Në hapjen solemne morë pjesë kryeministri Zaev, por edhe shumë funksionarë të BDI-së. Rastësi apo jo, në këtë datë, e ka ditëlindjen kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për çka në hapësirat e reja u bë edhe “ceremonia” e prerjes së tortes. Veç asaj që në hapësira shtetërore festohen ditëlindje, 15 funksionarët e BDI-së nuk i respektuan protokollet për mbrojtje nga COVID-19. Megjithatë, autoritetet shëndetësore i gjobitën me nga një gjobë simbolike prej 10 eurove, përveç, zv/kryeministrit Grubi, i cili duhej të paguajë edhe një gjobë tjetër prej 500 eurove për shkak se ai ishte nikoqir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button