Pas burgosjes, Navalni u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protesta

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny u bëri thirrje të hënën rusëve që të dalin në rrugë në protestë pasi një gjykatë e ktheu atë në paraburgim për 30 ditë pavarësisht thirrjeve të vendeve perëndimore për të liruar politikanin opozitar, njofton Portalb.mk.

Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kishin thënë Moskës përpara këtij vendimi që ta lënë të lirë navalnin, madje disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Moskës.

“Rusia është një vend që ka Kushtetutën dhe detyrimet e saj ndërkombëtare ndaj parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave civile. Këto parime, natyrisht, duhet të aplikohen edhe në rastin e zotit Navalny”,  u shpreh Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Nga ana e saj, Moska është përgjigjur duke i kërkuar Perëndimit të mos përfshihet në çështjet e saj të brendshme.

Vendimi për ta lënë në paraburgim për shkeljen e kushteve të një dënimi me burg të pezulluar, një ditë pasi ai fluturoi përsëri në Rusi për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor verën e kaluar, mund të jetë parathënie që ai të burgoset për vite me radhë.

Ndërsa Navalny u nxor nga një stacion policie, ai u tha mbështetësve se e vetmja gjë nga e cila duhej të kishin frikë ishte frika e tyre.

“Mos kini frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tënde”, tha Navalny në një video të postuar në Twitter.

Ndërkohë, shërbimi i burgjeve në Moskë aplikoi për konvertimin në kohë burgu të dënimit të pezulluar në dëm të Navalny-t, për akuzën e prëvetësimit.

Aleksei Navalny është ndaluar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania. Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë. Navalny u ndalua nën disa akuza të mëhershme për përvetësim fondesh. Sipas Navalnyt, akuzat e tilla janë të motivuara politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button