Donald dhe Melania Trump nesër do të largohen nga Shtëpia e Bardhë: Zonja e parë dha mesazhin lamtumirës (VIDEO)

Donald Trump po largohet nga posti me rejting të ulët, 33%, i cili është për 10% më i ulët se në dhjetor 2020, gjegjësisht para ndërhyrjes në ndërtesën e Kongresit, ndërsa me popullaritet më të ulët prej fillimit të mandatit po përballet edhe zonja e parë e deritanishme, njofton Portalb.mk.

Shtëpia e Bardhë, nesër do të ketë banorë të rinjë. Joe dhe Jill Biden, ndërsa nga ajo do të largohen Donald dhe Melania Trump, e cila si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara deri më tani, lëshoi mesazh lamtumire për kombin amerikan në të cilin tha se ishte nderë i madh për të që kishte atë rol.

“Unë u frymëzova nga amerikanët e mahnitshëm në të gjithë vendin tonë të cilët ndërtuan komunitetet tona me mirësinë dhe guximin e tyre, me mirësinë dhe hirin e tyre. Katër vitet e kaluara kanë qenë të paharrueshme. Tani që Donaldi dhe unë po përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, mendoj për të gjithë njerëzit që i kam pranuar në zemrën time dhe historitë e tyre të mahnitshme të dashurisë, patriotizmit dhe vendosmërisë”, tha Melania Trump.

Një pjesë të fjalimit të saj ajo ia kushtoi punonjësve shëndetësorë dhe pandemisë dhe i falënderoi ata për shpëtimin e jetëve, dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave nga koronavirusi..

Zonja e parë e deritanishme në video shprehet se pasioni i saj për të ndihmuar ishte forca lëvizëse për iniciativën e saj politike si zonjë e parë.

“Unë fillova iniciativën Be Best për të siguruar që ne si amerikanë po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kujdesur për brezin e ardhshëm. Be Best është përqendruar në tre shtylla: mirëqenien, sigurinë në internet dhe abuzimin me opioidet. Për disa vjet të shkurtër, unë kam rritur ndërgjegjësimin se si t’i mbajmë fëmijët të sigurt në internet; ne kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm në epideminë e drogës së kombit tonë dhe se si ajo ndikon në jetën e të porsalindurve dhe familjeve dhe u kemi dhënë një zë fëmijëve tanë më të prekshëm në sistemin e strehimit kujdestar“, u shpreh Melania, teksa kujtonte iniciativës së saj.

Gjatë lamtumirës, ajo në fund falënderoi përsëri popullin amerikan, duke thënë se nuk ka fjalë që mund të shprehin thellësinë e mirënjohjes së saj për privilegjin e të qenit zonja e parë e Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button