7 Marsi-dita e mësuesit, pozita e tij më degraduese se kurrë!

Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar (LASH), sot në ditën e hapjes së shkollës së parë shqipe 7 Marsi, apo e njohur si dita e mësuesit thotë se pozita e arsimtarit në ditët e sotme nuk është aspak e volitshme.

‘Pozita e arsimtarit është më e vështirë se kurrë për të mos thënë degraduese. Tani nxënësit po shohin se si nëpër Evropë u mundësohen kushte, dhe kërkojnë edhe nga arsimtarët kushtet e njejta. Por cka mund të bëjë arsimtari me rrogë simbolike kur shteti nuk ofron kurfarë kushtesh, kur Maqedonia nuk është në Bashkimin Evropian, edhe pagat e mësuesve janë shumë të ulëta’ tha Dardhishta.

Ndryshe sot LASH-i me një sërë aktivitetesh do të shënojë këtë ditë madhështore. Gjatë ditës do të ndahen mirënjohje për arsimtarë si veteranë të arsimit, ndërsa nga ora 19:00 në teatrin shqiptar do tu ndahen mirënjohje 13 profesorëve të gjitha shkollave të mesme shqipe në Shkup, gjithashtu do të shpallen edhe nxënësit e gjeneratës të shkollave të mesme.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap shkolla e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button