fbpx

Carovska: Për herë të parë ofrojmë reformë e cila fokusohet në dituritë e fëmijëve (VIDEO)

Nëse nuk bëjmë ndryshime sot në arsimin fillor, nuk do ta kapim hapim me botën, theksoi sonte ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në një emision në Tv Klan, njofton Portalb.

“Reforma nuk është kozmetike. Për këtë arsye na nevojitet reformë e cila do të bëjë ndryshime tektonike. Për herë të parë kemi reformë e cila fokusohet në diturinë e fëmijëve. Ndërsa, gjithë këtë e ofron ky koncept”, tha Carovska.

Ajo potencoi se ideja kryesore është që nga mësimi faktografik të kalohet në mësim me të kuptuar, ndërsa mësimdhënësit do të kenë autonomi në mbajtjen e orëve të mësimit. Për herë të parë do t’i jepet mundësi nxënësit që të zgjedhë lëndë me ç’rast do ta nxisim potencialin e çdo fëmije. E gjithë kjo do të arrihet me integrimin e lëndëve e cila propozohet me konceptin. Në të njëjtën kohë nëpër lëndë të ndryshme mësimore do të mësohen tema të njëjta”, tha Carovska.

“Fillojmë në dy klasë, jo menjëherë në gjithë shkollat fillore siç më parë janë realizuar reforma të reja. Kja na jep mundësi t’i tejkalojmë sfidat, por edhe mësimdhënësit të adaptohen me modelit e ri të mësimdhënies”, theksoi ajo.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button