Bloomberg: Deri në verë, 70 për qind e popullatës së rritur në BE do të vaksinohet

Bashkimi Evropian vlerëson se të paktën 70 për qind e popullatës së rritur të Unionit deri në verë do të vaksinohet, lajmëron Bloomberg, njofton Portalb.

Strategjia e re e BE-së për vaksinim pritet që nesër të prezantohet para Komisionit Evropian.

Deri në mars të vitit 2021 anëtarët shtetërorë duhet të vaksinohen jo më pak se 80 për qind e punonjësve shëndetësor dhe social dhe njerëzit më të moshuar se 80 për qind, ndërsa deri në verë duhet të vaksinohet të paktën 70 për qind e popullatës së rritur, theksohet në dokument.

Sipas parashikimeve në projekt, deri në fund të janarit KE-ja me vendet anëtare do ta harmonizojë protokollin për vaksinim, që duhet të njihen dhe përdoret në sistemin e kujdesit shëndetësor të Bashkimit Evropian dhe të zbatohet në nivel global pas konsultimeve me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Certifikatat e tilla do të jenë në gjendje të zëvendësojnë kërkesat për karantinë dhe testime.

Paraprakisht, kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen deklaroi se krijimi i një certifikate për vaksinim, që do të njihet në mënyrë reciproke nga vendet e BEsë, është përdorim mjekësor, duke i konfirmuar rekomandimet e OBSH-së. Deri më tani, megjithatë, nuk është zgjidhur aspekti ligjor i një dokumenti të tillë.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së, më 21 janar do të mbajnë video konferencë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjet e vaksinimit, duke përfshirë çertifikimin dhe vonesën sistematike në furnizimin e vaksinave nga
Fajzer për shkak të problemeve me logjistikës dhe kapacitetit të pamjaftueshëm të prodhimit.

Nënkryetari i KE-së Marish Shefçoviç sot deklaroi se vendet anëtare të BE-së punojnë për të krijuar një bazë të të dhënave elektronike për nivelin e imunitetit kundër Kovid-19 dhe në zhvillimin e certifikatës për vaksinim të
njohur nga të gjitha vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button