RMV, mbi 40 mijë qytetarë mbetën pa punë, derisa mbi 6 mijë kompani janë mbyllur vitin e kaluar

Ekonomia në Maqedoninë e Veriut ka pësuar një goditje të rëndë si pasojë e pandemisë, ndërsa nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vlerësojnë se Qeveria nuk ka bërë më të mirën në këtë aspekt, transmeton Portalb.mk.

“Pse themi se Qeveria nuk ka bërë shumë për faktin që nuk ka shqyrtuar gjithë mundësitë që janë në dispozicion për të gjeneruar mjete shtesë”, vlerësojnë nga Oda për EN, duke theksuar se më të prekurit janë sektori i hotelerisë e turizmit.

Javën e kaluar u publikua lista e parë e kërkesave të miratuar për kredi për linjën e tretë pa interes, si një projekt i mbështetur edhe nga BE-ja. Këtë mundësi e gëzuan 506 kompani me 3.552 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, të cilët do të pranojnë 5.9 milionë euro.

“Bëjmë apel deri tek Qeveria që të bëjë presion tek bankat që të mundësojnë kredi me norma interesi më të ulëta pasi që kompanitë kanë nevojë për mjete likuide në këtë periudhë dhe mendoj se duhet të merren modelet e shteteve më të zhvilluara edhe në këtë aspekt”, thotë deklarojnë nga OEMVP.

Raportohet se 6214 kompani kanë ndërprerë aktivitetet e tyre gjatë vitit 2020, derisa mbi 40 mijë punëtorë zyrtarisht sipas Agjencisë për punësim humbën vendet e punës, duke theksuar se pjesa më e madhe e personave të papunë janë nga industria e përpunimit, tregtisë, hotelerisë dhe ushqimit, ndërtimit e të tjerë.

Ndryshe, javën e kaluar Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Agjencia për punësim në Maqedoninë e Veriut prezantuan rezultatet e Planit operativ për punësim në vitin 2020, duke theksuar se kanë angazhuar afër 11 mijë qytetarë të papunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button