fbpx

U ringjallën furgonët e verdhë të Gruevskit, Mijallkov thotë që nuk ka dëshmi se bombat janë nga DSK-ja

Ish-drejtori i pandehur i DSK-së, Sasho Mijallkov, në dëshminë e sotme të parë në gjyqin qëpo zvarritet tre vjetë për përgjime masive të paligjshme, pretendon se nuk ka asnjë provë se mijëra bisedat e regjistruara janë nga Drejtoria dhe se përgjimet kanë realizuar atje, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Nëse dëshmitari Zvonko Kostovski i ka regjistruar bisedat në DSK dhe i ka vendosur në CD në Drejtori, ato CD kanë mund të krahasohen me CD-të në DSK nga masat speciale hetimore, por nuk ka diçka të tillë,” tha Mijallkov.

Ai pretendon se shumë e lehtë përgjimi ka mund të bëhej jashtë sistemeve të DSK-së.

“Diçka e tillë më është prezantuar nga një kompani izraelite për pajisje tepër të sofistikuara, se është e mundur të përgjosh komunikimet në telefoninë mobile jashtë Zyrës, përmes operatorëve telefonikë. Pajisjet përbëheshin nga 3 laptopë dhe një antenë të vogël prej disa centimetrash. Kjo pajisje quhet dpl, për detektim, parandalim dhe përcaktim të lokacionit. Në njërin nga laptopët, para së gjithash, kishte komunikim telefonik nga disa biseda, përmes operatorëve tanë celularë. Në prezantim ishte edhe Zvonko Kostovski”, pohon Mijallkov.

Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, në një konferencë shtypi në vitin 2015, pohoi se shërbimet e huaja me furgonë të verdhë po kryejnë përgjime masive përmes stacioneve të bazës së dyfishtë.

“Kjo pajisje mund të lokalizojë sisteme të tjerë që aktualisht janë duke përgjuar. Në prezantim, pajisjet konfirmuan se në të njëjtën kohë, 3 sisteme të tjera ishin duke punuar, të cilat ata menduan se ishin pajisjet taktike të MPB-së. Fatkeqësisht, këto nuk ishin sisteme të DSK-së”, siguron ish-drejtori i DSK-së, i cili përballet me barrën e bashkimit në grup të strukturuar kriminal dhe abuzimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Më herët, kur u pyet nga avokati i tij Ljupço Svrgovski, i cili vuri në dukje se sipas aktakuzës, në vitin 2008 ai kishte formuar grup të strukturuar kriminal me qëllim të abuzimit me pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare, ai tha:

“Është absolutisht e pasaktë. Kinse unë kam krijuar një grup të tillë, por nuk e njoh Nadica Nikoliç njërën nga themelueset e këtij grupi. E takova kur ndodhi afera e përgjimeve. Unë kurrë nuk i kam dhënë një urdhër të tillë krijuesit tjetër Goran Grujovski për të formuar grup për qëllim të tillë. Unë nuk i njihja as krijuesit e tjerë të supozuar të grupit. I takova këtu në sallën e gjyqit. Nëse dikush do të formonte një grup të tillë, ai ndoshta nuk do të formohej me kaq shumë anëtarë, madje të panjohur për organizatorin e pretenduar. Ajo që prisja në këtë procedurë ishte të dëgjoja dhe të shikoja të paktën një provë materiale ose verbale për të mbështetur aktakuzën”.

Pika 2 e aktakuzës thotë se pa urdhër të gjykatës ju personalisht keni lëshuar urdhra për të futur numrat e telefonit në sistemin e përgjimit dhe për të monitoruar komunikimet e tyre, tha Shvërgovski.

“Dhe kjo nuk është e vërtetë, nuk kam pas mundësi dhe privilegj të jap urdhra të tillë. Unë kurrë nuk kam udhëzuar askënd, me shkrim ose me gojë, të ndërmarrë ndonjë veprim për të përcjellë komunikimet. Gjatë procedurave, ne gjithashtu pamë se nuk kishte prova për një gjë të tillë. “Një datë, për një person specifik ose numër telefoni, që është përgjuar me urdhrin tim, nuk e pamë një gjë të tillë në këtë gjyq”, mohoi Mijallkov.

Lidhur me pretendimet se kishte hyrë në sistem me një fjalëkalim dhe se vet kishte dëgjuar në zyrën e tij, ai u përgjigj:

“Edhe kjo nuk është e vërtetë. Duke njohur veten dhe karakterin tim, nuk kisha një nevojë të tillë. Nuk jam person që përdor kompjuter çdo ditë, por telefon celular. Për 9 vitet që kam qenë drejtor, kam ndezur vetëm kompjuterin disa herë, për të parë se çfarë ka në internet, e jo për të mos përgjuar. As që ekziston provë e tillë”, Mijallkov mohon akuzën pikë për pikë.

Mijallkov gjithashtu i mohoi pretendimet në aktakuzë se në shkurt 2015 ai kishte kërkuar nga Grujevski të fillojë procedurë për shkatërrim të sistemeve të përgjimit. Tha se kishte vetëm informacione se sistemet “verint” dhe “najs” ishin të vjetra dhe të pjekura për asgjësim.

Prokuroria e ka radhën për pyetje të gërshetuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button