fbpx

Më shumë se gjysma e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut në futsall vijnë nga dy ekipe

Maqedonia e Veriut në futsall do të ndeshet më 28 janar me ekipin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa më 3 shkurt me ekipin e Rumanisë, transmeton Portalb.mk.

Trajneri Vasko Skenderovski ka përpiluar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje, ku dominojnë futbollistët nga ekipi Projekt Ciko dhe Shkupi.

Portierët: Antonio PETROVSKI (Projekt Ciko), Vlatko PETROVSKI (Arben Bajrami) dhe Ivan STOJANOVSKI (Shkupi);

Mbrojtësit: Rexhep SULEJMANI (Shkupi), Taulant ISMAILI (Arben Bajrami), Dragan PETROVIC (Shkupi), Daniel DE SOUZA (Sllavia Praga, Republika Çeke) dhe Xhokica Xho ARSOVSKI (Shtutgart)

Sulmuesit: Ivan KRSTEVSKI (Projekt Ciko), Aleksandar GLIGOROV (Shkupi), Igor LEOVSKI (Sllavia Praga, Republika Çeke), Adrian MICEVSKI (Beton Boys, Gjermani), Marjan KOSTADINOV (Projekt Ciko), Darko RANGOTOV (Projekt Ciko), Martin TODOROVSKI (Projekt Ciko), Dimçe ANDOV (Projekt Ciko), Erkan SEFERI (Shkupi) dhe Josif JOVANOV (Projekt Ciko).

“Fillojmë ciklin e ri të kualifikimeve, dhe do të tentojmë të vendosim përshtypje të mirë”, deklaroi Skenderovski, duke u shpresuar për kualifikim në Evropianin e vitit 2022, që pritet të mbahet nga 19-të janari deri 6 shkurti i vitit të ardhshëm.

Trajneri theksoi se në ndeshjen e parë që do të luhet si mysafir dhe në të dytën në Shkup do të mungojëë Ziberi, të cilit nuk i ka dhënë leje ekipi italian për shkak krizës korona.

Federata e futbollit më herët kishte njoftuar se trajneri i trofeshëm kroat dhe ish-seleksionues i përfaqësueses së futsallit të Kroacisë, Mato Stankoviq do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses më të mirë të futsallit të vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button