Medikamenti kundër alkoolit miratohet nga BE

Bashkimi Europian i ka dhënë miratimin ilaçit që shuan receptorët e lumturisë së shkaktuar me konsumimin e alkoolit në tru, me emrin “Selincro”.

“Ky është një lajm shumë i mirë për personat të cilët vuajnë prej varësisë nga alkooli. Kjo pilulë mund të përdoret lehtë sipas nevojës”, ka deklaruar Timo Veroma, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Biote”, e cila e ka prodhuar medikamentin.

Konsumimi i tepërt i alkoolit është i zakonshëm në shumë pjesë të botës, ndërsa në Evropë ekzistojnë më se 14 milionë persona të varur nga alkooli.

Ilaçi vjen në formë të pilulës, e cila mund të përdoret sipas nevojës, secilën herë kur personi ndien nevojën e madhe për të pirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button