fbpx

Për studentët: Nëse kontrolluesit e autobusëve ju gjobisin, kontaktojeni NTP-në për t’ua hequr gjobën

Pasi që një pjesë e studentëve të cilët kanë biletë të vlefshme vjetore për vozitje me transportin publik të Shkupit janë ankuar se janë gjobitur nga kontrolluesit pasi që kartelat e tyre nuk munden të konfirmohen nëpërmjet lexuesit elektronik në autobusët e NTP-s, nga Kuvendi Studentor Universitar i UKM-së (KSU UKM) informojnë se të gjithë studentët që janë dëmtuar në këtë mënyrë, duhet të dërgojnë mail deri te NTP pas së cilës do t’u anulohen gjobat ose do t’u kthehen mjetet, njofton Portalb.mk.

Nga KSU UKM theksojnë se deri më 28 shkurt të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të transportit publik falas, a nuk e kanë vazhduar vlefshmërinë e biletës, mund të voziten falas, kur edhe është afati i fundit për vazhdimin e vlefshmërisë së biletës vjetore për shfrytëzim falas të transportit.

“Gjatë hyrjes në autobus, nuk duhet që ta verifikoni kartelën, pasi që aparati do t’u japë sinjal se kartela nuk vlen. Në rast se ndonjë kontrollues është i painformuar ju gjobit, kontaktojeni NTP-në në jsp1@jsp.com.mk, që dënimi të shfuqizohet ose mjetet t’u kthehen. Apelojmë që të vazhdohet bileta vjetore falas për shfrytëzim të transportit publik, që të shmangen rrëmujat dhe rreziqet deri në fund të shkurtit”, thonë nga KSU UKM.

Vazhdimi i vlefshmërisë së biletave vjetore kryhet në qendrat për personalizim të NTP Shkup, në gjashtë lokacione: Qendrën Transportuese, te stacioni i autobusëve te Fakulteti i Pylltarisë, në Bit Pazar, në Porta Vllae, në stacionin e autobusëve të Fakulteti Pedagogjik, në QT Kapitol dhe në Gradski Xid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button