Afrikë, po bënte dashuri pas një shkurreje, gruaja vritet nga luani

Një grua gjeti vdekjen, ndërsa u sulmua nga një luan në kohën që po bënte dashuri me të dashurin pas një shkurreje në Afrikë.

Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni me të dashurin e saj, kur luani ka ardhur nga mbrapa, duke iu hedhur menjëherë në qafë.

Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën.

Sipas dëshmitarëve viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend pasi ishte i preferuari i tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Kariba, në Zimbabven veriore.

Lajme të ngjashme

Back to top button