Bekteshi i tregoi masat për mbështetje të industrisë, zejtarisë, turizmit dhe efikasitetit energjetik në amvisëri

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për shtyp në Qeveri informoi për Programet që do të zbatohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2021, të cilat u miratuan në seancën e fundit të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Vitin e ardhshëm, Ministria e Ekonomisë do të zbatojë disa programe për të mbështetur industrinë, inovacionin, zejtarinë, turizmin dhe promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik. Do të vazhdojmë me masat dhe aktivitetet për mbështetjen dhe zhvillimin e NVM-ve dhe sipërmarrësisë në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit. Kështu, në pritje të përfundimit të pandemisë, do të hapen mundësi për ndërmarrjet, fondacionet artizanale, shoqatat dhe Odat e zejtarëve për të mbështetur realizimin e aktiviteteve të tyre të biznesit”, tha ministri.

  • Ministria e Ekonomisë për zbatimin e masave të parashikuara në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi siguroi 68,800,000 denarë.
  • Zbatim të Programit për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe inkurajimin e efikasitetit energjetik në amvisëri. Për këtë qëllim është siguruar mbështetje financiare për qytetarët  52,000,000 denarë.
  • Në pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, këtë vit janë paraparë 21,800,000 denarë për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit preferencialë që përdorin preminë si shumë shtesë të çmimit të arritur me shitjen e energjisë së prodhuar në tregun e energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike.
  • 8,000,000 denarë janë parashikuar në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, përkatësisht për mbështetjen e varfërisë energjetike.
  • Programi për zhvillimin e turizmit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 siguron 31,000,000 denarë.
  • 15,000,000 denarë për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000. denarë.
  • Do të shpallet thirrje publike për kompensimin deri në 50% të shpenzimeve për një pajisje të integruar me makinë LPG, metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjet, por jo më shumë se 18,000 denarë për automjet. Gjithsej 11,000,000 denarë janë siguruar për këtë qëllim, dhe thirrja publike do të shpallet në tremujorin e tretë të këtij viti mbi parimin “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button