Serbia do t’i japë RMV-së 8.000 vaksina të Pfizerit kundër Kovid-19

Serbia do t’i japë vendit tonë 8,000 vaksina nga prodhuesi Pfizer, informoi Ministria e Shëndetësisë. Kjo është rënë dakord gjatë një bisede të drejtpërdrejtë midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Portalb.mk.

Ministrat e Shëndetësisë të të dy vendeve, Venko Filipçe dhe Zllatibor Loçnar, ditëve në vijim do të merren vesh për detajet e procedurës për dorëzimin e vaksinave.

“Simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti, Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje për Republikën e Serbisë dhe popullin serb për këtë akt miqësor”, deklaruan nga MSh.

Procesi i sigurimit direkt me të njëjtin prodhues është në fazën përfundimtare. Sipas dinamikës së rënë dakord, 5,850 doza të vaksinës do të mbërrijnë përmes Pfizer në shkurt, dhe 17,500 doza në mars dhe prill.

Sistemi ynë shëndetësor, thonë nga ministria, është plotësisht i përgatitur për vaksinim. Klinika e transfuziologjisë dha 2 frigoriferë në -80 gradë për të ruajtur vaksinën Pfizer, ndërsa dy frigoriferë të tjerë në -80 gradë arritën në vend këtë fundjavë. Deri në fund të muajit në mënyrë shtesë do të arrijnë tre frigoriferë të tjerë për vaksinën Pfizer.

Në muajin shkurt priten edhe vaksinat përmes mekanizmit KOVAX, për të cilat është bërë pagesa dhe është dhënë garanci. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për vendin tonë është 833,000 doza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button