RMV, të mërkurën do të përfundojë afati për propozimet rreth konceptit të ri për arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se deri të mërkurën, 20 janar, gjithsecili ka mundësi të paraqesë vërejtje, komente dhe propozime për konceptin në adresën elektronike [email protected], e cila është e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministria informon se deri më tani janë marrë një numër i konsiderueshëm i propozimeve dhe komenteve konstruktive që do të merren parasysh, njofton Portalb.mk.

Nga ky institucion shtuan se ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit këtë javë intensifikuan debatet mbi draft-konceptin e propozuar për arsimin fillor.

“Gjatë kësaj jave, çdo ditë organizohen takime dhe debate me grupe të ndryshme, ndërsa qëllimi është që përmes këtij procesi të gjerë konsultativ të sillet reformë arsimore, e cila është në interesin më të mirë të fëmijëve. Të mërkurën, ministrja Carovska, do të marrë pjesë në takim me drejtorët e shkollave, të enjten me mësuesit, kurse të premten me anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë”, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Koncepti i ri është pjesë e Strategjisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitet 2018-2025, e parashikuar me Ligjin për arsimin fillor, sjellë një vit më parë dhe është pjesë e programit qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button