Trashëgimtari dhe shefi i Samsungut u dënua me 2.5 vite burg

Trashëgimtari i perandorisë së biznesit Samsung, Lee Jae-yong, është dënuar me 2.5 vjet burg për korrupsion, raportuan sot mediat lokale. Me vendimin në fjalë, gjigandi i teknologjisë mbetet pa një person, i cili merr vendime të mëdha biznesi, njofton Portalb.mk.

Gykata e lartë në Seul e dënoi Lee-n, zyrtarisht nënkryetar i Samsung Electronics, prodhuesi më i madh në botë i telefonave inteligjentë dhe çipave kompjuterikë, me 2.5 vjet burg, njoftoi Yonhap.

Lee drejtoi kompaninë për disa vjet pasi babai i tij pësoi sulm në zemër dhe më pas vdiq në tetor të vitit të kaluar. Në sfond të rastit, është skandali i korrupsionit i ish-Presidentes së Koresë së Jugut Park Geun-hye, ndërsa Lee u identifikua fajtor për përvetësim dhe ryshfet.

Lee “ka dhënë ryshfet në mënyrë aktive dh në formë indirekte i ka kërkuar presidentit të përdorë kompetencat e veta për të siguruar një transferim të qetë të pushtetit tek kreu i konglomeratit të biznesit”, shkroi gjykata në vendim.

“Është për të ardhur keq që Samsungu, kompania më e madhe në vend, e cila krenohet me inovacionet, përfshihet vazhdimisht në krim, sa herë që ka transferim të pushtetit politik,” shtoi gjykata.

Kujtojmë se edhe në vitin 2017, shefi i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për akuza lidhur me korrupsion. Lee atëkohë u dënua poashtu për ryshfet, keqpërdorim, fshehje të pasurive tejoqeanit dhe për akuza të tjera,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button