RMV, policia ka identifikuar personat që morën pjesë në djegien e flamuri bullgar në Vevçan

Katër persona deri më tani, janë thirrur në polici, në lidhje me ngjarjet e karnavalit të Vevçanit. Tre prej tyre janë identifikuar si pjesëmarrës në djegien e flamurit bullgar dhe do të akuzohen për dëmtimin e reputacionit të një shteti të huaj, njofton Portalb.mk.

“Tre persona janë identifikuar dhe thirrur për bisedë informuese, të cilat kanë të bëjnë me djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë. Në koordinim me Prokurorin Publik, ata do të akuzohen sipas Nenit 181, për shkeljen e reputacionit të një shteti të huaj. Për momentin, jemi duke punuar në dokumentimin e çështjes në mënyrë që të dorëzojmë raportin,” tha Ministria e Brendshme.

Dënimi për një vepër të tillë është gjobë në para ose deri në tre vjet burg.

Për pyetje në stacionin policor të Strugës u thirr edhe kryetari i Komitetit Komunal të VMRO – DPMNE-së në Vevçan, Gjorgji Vllajnikoski,  kundër të cilit u ngritën tre kundërvajtje dhe një padi penale, për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve gjatë epidemisë, për poshtërim dhe fyrje të një zyrtari policor, për filmim të paautorizuar dhe për mos mbajtjen e maskës.

Kujtojmë se, më 14 janar, në ditën e fundit të karnavalit të Vevçanit, flamuri bullgar u dogjën bashkë me maskat e tjera.

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angel Angellov i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Për demarshin, në Facebook, informoi ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër, dënoi djegien e flamurit bullgar në karnavalin në Vevçani, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për reputacionin e vendit.

Ndërkohë për djegien e flamurit bullgar në Vevçan reagoi edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan është e papranueshme dhe e dënueshme. Mes fqinjëve është i nevojshëm ndërtimi i besimit, mirëkuptimit dhe respektit”, tha Presidenti Pendarovski.

Ndryshe, tensionet nëpërgjithësi midis dy vendeve kanë filluar menjëherë pasi Maqedonia e Veriut mori dritën jeshile për fillim të negociatave me BE-në. Disa muaj pas këtij lajmi të mirë Bullgaria filloi të shprehë pakënaqësitë që i kishte kundrejt Shkupit, e që kishin të bënin kryesisht me historinë dhe gjuhën maqedonas, por jo rrallë nga ana e Bullgarisë përmendej si pengesë nxitja e urrejtjes ndaj popullit bullgar nga pala maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button