Jeton Kadriu, DJ nga Gostivari, i cili u ngjit në skenë bashkë me yjet botërore

Fillimet e Jeton Kadriut në muzikë janë në një moshë shumë të re. Atë e pasionuan bateritë që i kishte në shtëpi nga babai i tij, i cili ka qenë edhe vetë baterist. Por, që muzika ishte përzgjedhja e tij, nuk ishte babai ai i cili ia sugjeroi, shkruan Portalb.mk.

Vendimi im për t’u bërë DJ ishte shumë i papritur, duke pasur parasysh se unë më parë isha futbollist. Ishim në ekskursion në Turqi me shkollën dhe në at kohë në pool bar-in dhe në beach bar-in e hotelit luhej vetëm muzikë turke. Ndërsa unë kisha një USB me disa këngë shqip dhe anglisht. Pastaj, menaxheri i hotelit tha nëse ke dëshirë mund të lëshosh këngët që dëshiron, nëse i ke me vete. Kur jam ngjitur lart te vendi i DJ-it, kur i kam parë pajisjet, thjesht jam dashuruar me shikim të parë dhe i kam thënë vetes se kjo do jetë ajo që do ta bëj nga sot e tutje. Më pas, kur jam kthyer në shtëpi, kam filluar të interesohem se çfarë duhet të bëj për të filluar angazhimin si DJ.” u shpreh Jeton Kadriu,ose emri i tij artistik DJ Dark Child.

Profesionin e DJ-it ka vite që e ushtron dhe për punën që Jetoni bën, pëlqehet shumë nga të gjithë! Po si do e kishte përshkruar ai këtë profesion?

“Ndoshta e keni degjuar atë që e thonë pothuajse për gjithçka: “hajt, bre, se lehtë është, i shtyp do pulla aty”. Por, në fakt, nuk është ashtu. Ky profesion nuk dallon fare më shumë apo më pak se një profesion tjetërkërkon shumë përkushtim, vëmendje, pasion për muzikën dhe dashuri për punën. Për mua prej hobit e kalova në një profesion profitabil – e vetmja punë e imja që bëj sot e sa vite.” tha Jetoni

Të luash muzikën e duhur në çastin e duhur, tingëllon lehtë, por, në të vërtetë, kërkon shumë përkushtin dhe vëmendje. Jetoni shprehet se momenti kur e sheh që publiku po disponohet nga muzika që bën është një ndjenjë e papërshkruar.

“Ndjenja kur publiku kënaqet me muzikën që unë e luaj është pak a shumë e njëjtë me atë ndjenën kur klubi yt i preferurar luan një lojë perfekte dhe publiku në stadium e shijon atë. Nuk është shumë e lehtë ta përshkruash, por vetëm ta jetosh çastin. Mua më duhet vetëm një klub, të ketë njerëz. pastaj puna tjetër më takon mua. Nëpërmjet muzikës sime që luaj dua t’i disponoj të gjithë ata që janë të pranishëm, të kënaqen sa më shumë dhe të kalojnë sa më bukur.” tha Jetoni.

Edhe pse i ri me moshë, Jeton Kadriu ka arritur të ngjitet në skenë bashkë me yje botërore!

“Dua të përmend tri ngjarje me të cilat mendoj se kam arritur kulmin.

1. Momenti kur kam luajtur përkrah yjeve botërore, siç jane Tyga, The Game, Lloyd Banks, Lil Jon, Migos, Method Man and Redman e tjerë.

2. Kur kam marrë vesh që klubi Rinora 4 në Zvicër ka shprehur interes për mua dhe kam arritur të bëj muzikë në klubin më të madh shqiptar në Europë.

3. Tour DJ i Butrintit.”

Jetoni ishte disa vite me radhë DJ oficial i Butrint Imerit. Po si është Butrinti si një koleg?

“Me Butrintin u njoha kur ai e nxori këngën “Bella”, e cila e bëri akoma më të njohur si artist. Unë prej tour-it të parë që e ka patur, “Summer Tour” në vitin 2018, kemi kaluar momente fantastike dhe kemi vazhduar bashkëpunimin për dy vite e gjysmë. Edhe sot vazhdojmë të jemi shumë miq së bashku dhe jemi të lidhur familjarisht. Kam respekt të madh për familjen Imeri, kam qëndruar tek ata, kemi kaluar shumë kohë bashkë dhe i vlerësoj. Ndërsa Butrinti është super artist dhe patjetër që nuk do të ndalet në rrugën e suksesit të tij.” tha Jetoni

Mesazhi që Jetoni përcjell për të rinjtë është:

“Të keni kujdes nga ata njerëz që nuk ju duartrokasin kur ju fitoni! Çdo gjë në jetë fitohet me mund, vetëbesim dhe përpjekje.” e përmbylli Jeton Kadriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button