fbpx

RMV, një gjyqtare para shkarkimit të mundshëm për shkak të abuzimeve të AKMIS

Këshilli Gjyqësor të mërkurën do të vendosë për shkarkim të mundshëm të një gjyqtareje për shkak të manipulimeve me ndarjen e lëndëve. Në rendin e ditës ka një pikë me të cilën parashikohet përcaktimi i përgjegjësisë së një gjyqtari, pa dhënë më shumë detaje, njofton TV24.

Sipas burimeve të televizionit, bëhet fjalë për një ish ushtruese të detyrës kryetare e Gjykatës Penale në Shkup, për të cilën do të vlerësohet nëse ajo ka punuar në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme kur e ka përgatitur orarin e gjyqtarëve dhe ka vendosur cili kolegë cilën lëndë do të gjykojë.

Jozyrtarisht, ekziston dyshimi për fiksime me orarin e gjyqtarëve të cilët nuk kanë punuar nën diktatin e saj. Zyrtarisht nga Këshilli gjyqësor nuk zbulon asgjë.

“Ajo që është paraparë me orarin e punës mbetet, nuk guxoj të zbuloj më shumë informacione, është fazë shumë e hershme e procedurës, është diçka që duhet të vendoset”, thotë Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Informacionet e TV24 janë se gjyqtarja ende punon në gjykatë, por nuk gjykon në departamentin penal. Para se të rishpërndahej, ai ishte gjykatëse një nga çështjet në të cilat i pandehur ishte Nikolla Gruevski dhe asokohe mori vendim për të ndaluar përdorimin e bombave në sallën e gjyqit.

Kur lëndët PSP-së arritën në gjykatë, ajo u akuzua për abuzim me orarin, ndërsa tetë kolegë kundërshtuan dhe fituan vendim në favor të tyre nga Gjykata supreme për shkaka të rishpërndarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button