fbpx

Simovski numëroi 4 arsye përse nuk është i mundur regjistrim i popullatës me gjurmë të gishtave

Ne si institucion, sipas ligjeve për statistikë shtetërore dhe për mbrojtjen e të dhënave personale nuk guxojmë t’i japim të dhënat për cilin do hulumtim statistikor, do të thotë ata mund të shfrytëzohen vetëm për qëllime statistikore, thotë drejtori i ESHS, transmeton Portalb.mk.

“Gjithmonë do të ketë të pakënaqur, çfarë do regjistrimi që të bëni. Megjithatë, statistika nuk e regjistron realitetin. Jam i sigurt që shumë njerëzve nuk do t’u pëlqejnë rezultatet e regjistrimit”, por nuk më intereson, thotë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovskiintervistën për Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen për amendamentet e opozitës dhe për propozimin e saj të merren gjurmë të gishtave, Simovski numëron katër arsye për të cilat nuk mund të pranohet diçka e tillë.

“Vërejtja më e fundit dhe më e madhe ishte rreth asaj të merret gjurmë e gishtit nga ata që do të regjistrohen. Fillimisht, sipas meje, këtu kemi katër momente që janë shumë të rëndësishme dhe për të cilat nuk mund të pranohet kërkesë e tillë. Së pari është momenti ligjor, pra kemi ligj për statistikë juridike, kemi ligj për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kemi ligjin për policinë, këto tre ligje e përcaktojnë mundësinë nëse diçka e këtillë mund ose nuk mund të zbatohet dhe të tre ligjet thonë që nuk mund. Pse? Institucioni i vetëm i autorizuar për të marrë gjurmë të gishtave dhe t’i përdorë ato është MPB edhe atë një segment i MPB-së, mendoj që kjo është Drejtoria ku japim të dhëna kur parashtrojmë kërkesat për letërnjoftime dhe pasaporta. Ndërsa segmenti tjetër që mund t’i përdorë, madje këto nuk mund ta përdorin dhe ato janë të dhëna rreptësishtë të klasifikuara që mund t’i përdor me urdhra e autorizime të veçanta, në bazë personale kush mund t’i përdor”, tha Simovski.

Ai shtoi se ata si institucion, në pajtim me ligjin për statistikë shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nuk guxojmë t’i japin të dhënat nga cili do hulumtim statistikor në ndonjë institucion tjetër, do të thotë ato mund të përdoren vetëm për qëllime statistikore.

“Unë nuk mund t’ia jap MPB-së, kontrolloni këtë për mua, nëse kjo gjurmë e gishtit është e atij personi që është nënshkruar. Edhe po të dua, nuk mundem, kjo është pjesa ligjore. Puna e dytë është rreth pjesës teknike, ne kemi persona, njësi regjistrimi që nuk kanë gjurmë në MPB. Këtu, së pari janë personat që gjenden jashtë shtetit, nuk mund të japin, nuk mund të vënë fizikisht gjurmë gishti. Kemi fëmijë të mitur që nuk kanë dokumente personale, jo të gjithë fëmijët kanë pasaporta, ndërsa letërnjoftim mund të merret pas moshës 16 vjeçe dhe së treti kemi të huaj të cilët janë pjesë e regjistrimit, ndërsa nuk kanë gjurmë të gishtave në MPB. E tani, këtu parashtrohet pyetja nëse disa do të jenë të favorizuar të mos japin gjurmë të gishtit, ndërsa disa të diskriminuar për të dhënë. Në fund, komponenti i katërt është që ne kemi përgatitur aplikacion për regjistrim. Nëse inkorporojmë edhe gjurmë të gishtit, mua do të më nevojitet së paku edhe një vit për të punuar në atë aplikacion që edhe gjurma e gishtit të instalohet në skemën e atij aplikacioni, diçka që absolutisht nuk ka mundësi ta lejoj”, shtoi Simovski.

Ndryshe regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohet gjatë vitit 2020, por u prolongua për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe opozita e kërkuan një gjë të till, për vetëm disa muaj për shkak të pandemisë me covid-19.

Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 paisjeve të reja.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button