fbpx

SHBA, u arrestua një person i armatosur përreth ndërtesës së Kongresit

Në SHBA derisa janë marrë masa intensive të sigurisë përpara ceremonisë së betimit të Joe Biden që do zhvillohet më 20 janar, një person i dyshuar është arrestuar nga policia me kartë akreditimi false dhe me armë të mbushur përreth ndërtesës së Kongresit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas bastisjes së Kongresit më 6 janar në SHBA, tërheqin vëmendjen masat e jashtëzakonshme të sigurisë në kryeqytetin Washington.

Sipas lajmit të CNN, policia e Kongresit ka arrestuar një të dyshuar në mbrëmjen e së premtes në pikën e kontrollit të sigurisë përreth ndërtesës së Kongresit.

Gjatë kontrollit në automjetin e personit i cili u kuptua se karta e akreditimit që kishte paraqitur gjatë kontrollit ishte false u gjet një pistoletë e mbushur e tipit Glock dhe 509 plumba.

Mësohet se personi në fjalë u arrestua për disa krime, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve.

– Masat e sigurisë në nivelin më të lartë

Në anën tjetër krahas mbi 20 mijë forcave të Gardës Kombëtare edhe një numër i madh të policëve në Washington kanë marrë masa të larta sigurie duke formuar barrikada të policisë dhe pika kontrolli në hyrjet dhe daljet në Washington.

Në kryeqytetin ku lejohet hyrja e vetëm atyre personave që kanë akreditime dhe i automjeteve pas një kontrolli të detajuar, bëhet e ditur se shumë bulevarde dhe rrugë do të jenë të mbyllura për trafikun dhe këmbësorët deri ditën e enjte.

Ndërkohë mijëra dyqane dhe magazina në Washington kanë mbyllur me dërrasa pjesët e jashtme në mënyrë që të mos dëmtohen nga ngjarje të mundshme.

Në bastisjen që ndodhi në Kongresin Amerikan më 6 janar, humbën jetën 5 persona, përfshirë 1 polic si dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, u miratua neni i shkarkimit kundrejt presidentit amerikan Donald Trump të cilin demokratët e akuzojnë për “nxitje të rebelimit”. Në një votim që do të mbahet në Senat, do të vendoset nëse Trump është apo jo fajtor për ngjarjet në Kongres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button