fbpx

Në qendrat kovid në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, gjithsej po shërohen 287

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë për shkak komplikimit nga virusit korona. Gjithsej 287 persona të dyshuar dhe konfirmuar në KOVID-19 po shërohen në repartet infektive në kryeqytet. Në ditënatën e kaluar në klinikat interne ka 8 të pranuar, informon Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Sipas MSH-së, gjatë ditës së djeshme, në Spitalin “8 Shtatori”ka pasur 8 pacientë të pranuar, a në Klinikën Infektive 5.

“Për momentin në Klinikën për Lëkurë në qendrën kovid shërohen 13 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 19, a në Institutin për Tuberkulozë janë pranuar 12 pacientë me simptoma të virusit korona, në Nefrologji për momentin janë 12 pacientë, në Klinikën e Sëmundjeve të Syve 4, në Otorinolaringologji 13. Në klikën e Gastroenterohepatologji 22”, informojnë nga MSH.

Në Spitalin “8Shtatori” ka gjithsej 91 të sëmurë, a në Klinikën Infektive ka 77 pacientë, derisa në Institutit për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët në Kozle ka 26 pacientë.

Gjithsej 297 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 po shërohen në kovid qendrat. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Sipas MSH-së, të gjitha repartet infektive kanë rezerva të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1.530 testime dhe prej tyre 190 kanë dalë pozitiv, 6 persona kanë ndërruar jetë, 2.009 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 88.938, të shëruarve 73.601, të vdekurve 2.702, ndërkaq rasteve aktive 12.635.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button