Qeveria e RMV në seancën e sotme miratoi disa vendime, Filipçe: Vazhdojnë kontaktet intensive për furnizimin e vaksinës kundër Covid-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte mbajti seancë, në të cilën miratoi programet për punë të më shumë ndërmarrjeve publike, agjencive, organeve drejtuese të pavarura dhe organizatave drejtuese, në pajtueshmëri me mjetet e buxhetit për këtë vit, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i informoi anëtarët të Qeverisë për furnizim me vaksinat mPHA kundër Covid – 19 nga prodhuesi Pfizer, përkatësisht informoi vazhdimin e kontakteve intensive për furnizim dhe porosi të kësaj vaksine, përfshirë edhe aspektet e procedurës për furnizim që duhet të zbatohet, si dhe aspektet e regjistrimit të vaksinës në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u shqyrtua dhe u miratua programi për promovim të burimeve ripërtrirëse të energjisë dhe nxitjes së efikasitetit energjetike në amvisëritë për vitin 2021. Sipas të njëjtit, janë parashikuar mjete nga pjesa e parë e këtij programi në shumë prej 52.000.000,00 denarë.

Në seancën e sotme u shqyrtua dhe u miratua programi për ndërtim dhe rikontruim të shkollave fillore dhe programit për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave të mesme për vitin 2021 me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.  

Për programet që kanë të bëjnë me shkollat fillore planifikohen mjete për realizimin në shumë të përgjithshme prej 328.080.000 denarë, të cilat mes tjerash kanë të bëjnë edhe për ndërtimin e shkollave të reja në Batincë, Reçicë të Vogël, Vizbeg, Bllacë e Poshtme, Komunën Çair.

Ndërkaq, sa i përket shkollave të mesme, për vitin 2021 janë planifikuar mjete për realizimin në shumë të përgjithshme prej 19.700.000 denarë, të cilat do të shpërndahen për rikonstruim, ndërtim dhe përgatitje të dokumentacionit profesional për më shumë shkolla të mesme në Tetovë, Prilep, Sveti Nikollë dhe Shtip.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button