Thërrime 5

Pas shumë viteve e takoi mësuesin e tij, i cili para pak kohë pati përvojë të dështuar në politikë. Tani është koha ti hakmerrem, mendoi në vete.

“Të pyes diçka, mësueso, për dashuri”, i tha, “pasi politika, nuk të ec?”

“Po”, ia ktheu mësuesi, me fytyrë dhe shikim të rënë.

“Pata unë një dashuri dhe tash krejt e kam harruar, emri i saj bile zor më kujtohet. Të pyes se ku shkuan krejt ato që i jetuam dhe kaluam bashkë? Si humben dhuratat, kujtimet, çastet? Shkrihen, treten apo zhduken? Por, shkencërisht të më spjegosh, se ti je për atë që na mësoje, fizikë apo kimi, çka na ishte? Nuk je ti për politikë, jo”. Gëzueshëm, sikur për së dyti, hakun e mori, përfundoi.

“Avullohen”, u përgjigj shkurt mësuesi.

Fytyra dhe shikimi, tani, pyetësit, përtokë i ranë. Emri ende si kujtohej por kuptoi se pse gjithë qytetit i vinte era ajo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button