RMV, video e re skandaloze: Tregon legjitimacionin dhe nuk paguan në pikën pagesore të autostradës Shkup – Gostivar (VIDEO)

Në rrjetin social Tik Tok vazhdojnë të shpërndahen video “skandaloze” të cilat nxisin revoltë dhe reagime të bujshme në opinion, transmeton Portalb.mk.

Videoja më e re e këtillë tregon se si pjesëtar i policisë apo ndonjë tjetër institucioni të sigurisë kalon në pikën pagesore duke treguar legjitimacion zyrtar.

Shoferi, në vend se të paguan në pikën pagesore, e nxjerr legjitimacionin dhe kalon pa problem në  pikën në autostradën Shkup – Gostivar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button