RMV, rreth 150 persona po verifikon për certifikatë të NATO-s, deri më tani janë refuzuar dy

Më shumë se gjysma e personave të cilët i janë  nënshtruar të “revetingut”, i cili zbatohet në pajtueshmëri me standardet e NATO-s, e kanë kaluar testin. Procesi vazhdon akoma, kontrollohen rreth 150 persona nga eshalonët më të lartë politik, të zbulimit dhe të mbrojtjes dhe deri më tani vetëm për dy ka vlerësime negative, mes tyre është edhe kandidati i endit për përfaqësues ushtarak në NATO, deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“Dëgjoj spekulime të ndryshme dhe numri më i madh prej tyre nuk janë të sakta. Pjesërisht, sepse ai është proces shumë sensitiv dhe numrat e vërtetë, preciz e aq më pak emrat dhe mbiemrat me siguri nuk do të dalin asnjëherë në opinion sepse nuk duhet. Megjithatë, bëhet fjalë për verifikimet që deri më tani bëhen për rreth 150 persona nga eshalonët më të lartë politik, të zbulimit dhe të mbrojtjes dhe deri më tani verifikimi është realizuar për më shumë se gjysma e atij numri – pozitive. Do të thotë, më shumë se gjysma”, tha Pendarovski në intervistë për MIA-n.

Deri më tani janë refuzuar dy kërkesa, pret që do të refuzohen edhe të tjera, por siç theksoi vlerëson se ai numër nuk do të tejkalojë 15 persona.

“Njëri është veç më i njohur në opinion, ndërsa kandidati ynë që duhej të jetë përfaqësues kryesor ushtarak në Aleancën në selinë e NATO-s dhe personi i dytë akoma nuk është i njohur në opinion, megjithatë nuk do të doja të spekuloj, nuk është nga sfera e politikës për çka interesi në opinion është më i madh. Megjithatë, deri më tani kemi numër të vogël të personave të refuzuar. Vetëm dy formalisht deri në këtë moment. Ndoshta do të ketë disa, megjithatë unë nuk pres që ato të jenë më shumë se njëzetë, 10-15 maksimum”, vlerëson Pendarovski.

Të gjithë funksionarët por edhe të punësuarit, obligimet e punës së të cilëve nënkuptojnë punë me NATO-n – informata të klasifikuara, duhet të posedojnë certifikatë mbrojtëse të NATO-s.

Ka katër shkallë të sekretit të informacioneve, ndërsa “top sekretin” më të madh pritet ta ketë vetëm kreu shtetëror – presidenti, kryeministri, ministrja e Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Vetë Pendarovski ka qenë formalisht i pari i cili i është nënshtruar verifikimit dhe para disa muajve ka marrë certifikatë nga NATO për qasje në informatat e klasifikuara.

“Verifikojnë sipas dy bazave. Nëse keni njohuri për atë dhe atë person nëse eventualisht është afër ndonjë kanal spiunimi apo komunikimi, ndërsa e dyta është korrupsion i lartë. Kur i pyeta njerëzit nga NATO pse korrupsioni i lartë, ajo do të duhej të ishte jashtë kësaj organizate, e cila merret me siguri dhe zbulim, gjithashtu thotë nëse dikush është i prirur, përsëris ato nuk janë dëshmi, se dikush është i korruptuar ose jo provë se dikush është spiun i një vendi tjetër, por nëse dikush është i prirur, thotë ai, ata e përdorin atë fjalë, nëse dikush anon nga korrupsioni i lartë mund të të jetë një shënjestër e lehtë edhe për spiunim. Pra, këto janë dy bazat kryesore mbi të cilat ato verifikojnë. Ata na verifikojnë të gjithëve, tha Pendarovski.

Procesin e revetingut e realizon Drejtoria për Siguri të informatave të klasifikuara. Në proces janë të kyçur edhe tre apo katër këshilltar joformal të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button