Oda e mjekëve ua sqaron mjekëve amë protokollet për Ivermektin, qytetarët të mos e marrin vet ilaçin

Oda e mjekëve filli me ligjërata online për mjekët amë në gjithë vendin, të cilëve u sqarohen protokollet për përdorim të ilaçit Ivermektin i cili përdorët për trajtimin e Covid-19. Nga java e ardhshme, siç informuan nga Ministria e Shëndetësisë, oda e mjekëve do të organizojë edhe diskutim online me mjekët e klinikës për përdorim të ilaçit, transmeton Portalb.mk.

Në ndërkohë, ekspertët shëndetësor paralajmërojnë që ilaçi të mos merret vet dhe qytetarët të mos grumbullojnë rezerva që të jetë në dispozicion në barnatore për ata të cilët me të vërtetë kanë nevojë.

“Ilaçi Ivermektin mund të merret vetëm me recetë nga mjeku amë apo mjek specialist i cili është i licencuar. I njëjti mund të përdoret në mjekim shtëpiak apo në spital dhe të merret në formë preventive, vetëm me rekomandim të mjekut, në rast se personi ka qenë në kontakt me covid-pozitiv. Momentalisht ka sasi të mjaftueshme, por do të ketë edhe sasi të mjaftueshme për pacientët të cilët u nevojite”, thanë nga ministria.

Ivermektinot nuk është në listën pozitive të ilaçeve të cilat janë të mbuluar nga FSP. Në pajtueshmëri me zgjidhjen e MALMED, ilaçi jepet vetëm me recetë.

Mikrobiologu Nikolla Panovski, tha se qytetarët nuk duhet ta blejnë këtë ilaç që ta kenë në shtëpi.

“Nuk duhet të grumbullohen rezerva siç ishte me Sumamed, që të mbetet ilaçi në barnatore për ata që kanë nevojë”, theksoi Panovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button