Angazhimi global kundër ndryshimeve klimatike: Çka më tej?

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçëll Gallouej (Rachel Galloway)
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rejçëll Gallouej (Rachel Galloway)

Ka kaluar një muaj që kur bota u takua në Samitin e Ambicies për Klimën që u mbajt më 12 dhjetor të vitit të kaluar nga Mbretëria e Bashkuar, Kombet e Bashkuara dhe Franca së bashku me partnerët tanë Italinë dhe Kilin. Ishte një vit sfidues ndërsa vendet në të gjithë botën po luftonin pasojat e virusit KOVID-19.

Por pandemia nuk e ndaloi krizën në lidhje me klimën. Temperaturat mesatare po rriten globalisht. Pasojat e ndryshimit të klimës shihen gjithnjë e më shumë në të gjitha vendet. Dhe do të përkeqësohet edhe më shumë nëse nuk merret ndonjë veprim më i madh.

Ku ndodhemi tani?

Në Samitin e Ambicies për Klimën, 75 udhëheqës botërorë njoftuan se do të angazhohen më shumë sa i përket klimës, duke demonstruar se si do të shtojnë përpjekjet për të zvogëluar emetimet e gazrave serë duke ngritur ambiciet për zbutjen, qëndrueshmërinë dhe përshtatjen e klimës. Samiti tregoi qartë se ndryshimet klimatike janë në krye të agjendës globale, pavarësisht sfidave tona të përbashkëta me KOVID-19. Këtë vit, vendet që përfaqësojnë rreth 65% të emetimeve globale të dioksidit të karbonit (CO2) dhe 70% të ekonomisë botërore, do të angazhohen për arritjen e pikës zero të emetimeve dhe neutralitetin e karbonit.

Pesë vjet që nga Parisi, kalimi në një ekonomi me zero karbon është duke u përshpejtuar. Ekonomia me normë të ulët karboni ka potencialin për të krijuar deri në 35 milion vende të reja pune deri në vitin 2030. Kjo ishte e dukshme në Samit, ku mbi 20 vende tashmë kanë përgatitur planet për të përshpejtuar kalimin në energji të pastër. Madje edhe bizneset globale përdorën Samitin për të njoftuar se edhe ata do të përpiqen për të arritur pikën zero të emetimeve dhe neutralitetin e karbonit.

Maqedonia e Veriut gjithashtu duhet të angazhohet drejt pavarësisë energjetike, duke përdorur burime të ripërtëritshme energjie që nuk do ta dëmtojnë ekosistemin e brishtë të këtij vendi të bukur.

Në Maqedoninë e Veriut, ne kemi mbështetur dinjitetshëm zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe kemi inkurajuar qeverinë të ndjekë skenarin e gjelbër që do të sjellë një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Bazuar në skenarin e gjelbër, plani i zbatimit të strategjisë është në përgatitje e sipër duke siguruar një udhërrëfyes për kalimin radikal nga energjia konvencionale, duke hequr linjitin në alternativa të tilla si dielli, era dhe uji. Koha për të ndërmarrë veprime është tani.

Ndërsa Presidenca e COP 26, si shembull Mbretëria e Bashkuar, duke adresuar të tre shtyllat e Marrëveshjes së Parisit. Kontributi i përcaktuar kombëtar (NDC) i Mbretërisë së Bashkuar do të na obligojë për të ulur emetimet me normën më të shpejtë nga çdo ekonomi tjetër e madhe. Krahas kësaj, ne kemi paraqitur Komunikatën tonë të Adaptimit dhe kemi përcaktuar planet për të dyfishuar financimin ndërkombëtar për klimën (ICF) në 11.6 miliardë paund gjatë pesë viteve të ardhshme.

Globalni zalozbi protiv klimatskite promeni Sto ponatamu
Burimi: shutterstock.com

Kryeministri ynë gjithashtu njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë fund mbështetjes së drejtpërdrejtë për sektorin e energjisë së karburanteve fosile jashtë shtetit. Ndërsa po udhëheqim COP26 në Glasgov (Glasgow), presidenca jonë do të arrijë një konsensus dhe do të ndërmjetësojë një marrëveshje rreth katër qëllimeve kryesore. Ne do të lehtësojmë një ndryshim gradual në uljen e emetimeve, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve që të bashkëngjiten, me kontributet e përcaktuara kombëtare që na vendosin në rrugën e duhur në 1.5 gradë, duke krijuar një kurs drejt pikës zero, që është një qëllim i drejtë për të gjithë. Ambicia e lidershipit është thelbësore për një COP26 të suksesshëm.

Ne po bashkëpunojmë me Qeverinë e Maqedonisë dhe i kemi kërkuar Maqedonisë së Veriut të përcaktojë guximshëm kontributet kombëtare për klimën dhe strategjitë afatgjata drejt pikës zero, dhe të paraqesë ndryshime dhe angazhime të reja financiare, për të siguruar një angazhim ambicioz sa i përket ndryshimeve klimatike.

Përshpejtim të angazhimeve për klimën

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të adresojë çështjet vitale të përshtatjes, humbjes dhe dëmtimit. Për të mbrojtur jetët, jetesën dhe ekosistemet – përshtatja dhe qëndrueshmëria duhet të zënë vendin kryesor në COP26. Zonat dhe habitatet me vlera ekologjike të Maqedonisë së Veriut duhet të vëzhgohen dhe mbrohen, duke zgjeruar rrjetin kombëtar të zonave të mbrojtura dhe duke përmbushur kërkesat e qytetarëve. Ne duhet të kuptojmë, se ndotja e ajrit, tokës dhe ujit janë çështje prioritare dhe se ndryshimet klimatike duhet të jenë një përparësi kombëtare.

Ne gjithashtu do të marrim hapa për të siguruar që financat do të shkojnë drejt angazhimeve për klimën. Ne duhet t’i sigurojmë ato që janë në vijën e parë të ndryshimeve klimatike dhe të punojmë me sektorin privat për të çliruar fuqinë e tregjeve të kapitalit për një rigjenerim të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Më në fund, ne do të punojmë për të krijuar një epokë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar që përshpejton me urgjencë angazhimet për klimën, duke i bashkuar njerëzit rreth pesë sfidave kryesore; adaptimi dhe qëndrueshmëria, energjia e pastër, transporti i pastër, financat dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë.

Suksesi në Glasgov (Glasgow) do të varet nga të gjithë ne. Të gjithë kemi një përgjegjësi për të mbështetur ambicien që e kemi dhe për të punuar bashkarisht gjatë vitit të ardhshëm, për të krijuar një të ardhme më të ndritur.

Burimi:Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button