fbpx

Pence telefonoi Harris për t’ia uruar fitoren në zgjedhje

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy persona që ishin në dijeni për këtë çështje. Ky është kontakti i parë në mes të zyrtarëve të administratës së re dha administratës në largim të SHBA-së, raporton Associated Press, përcjell REL. 

Presidenti në largim, Donald Trump ende nuk e ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Trump ka pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhje, por ai nuk ka dhënë prova për këto pretendime. Më 6 janar, mbështetësit e tij, sulmuan Kongresin amerikan, në kohën kur aty po certifikohej fitorja e Bidenit në zgjedhje.

Pence ka biseduar me Harris të enjten dhe thuhet se ata kanë zhvilluar një “bisedë të mirë”, thanë personat që ishin në dijeni me këtë bisedë. Pence raportohet se e ka uruar Harrisin dhe i ka ofruar mbështetjen e tij.

Kjo telefonatë mes Pence dhe Harris vjen kur kanë mbetur më pak se një javë kur Biden dhe Harris do të inaugurohen si president dhe nënpresidente e SHBA-së.

SHBA-ja po përgatitet për inaugurimin e Bidenit dhe mijëra trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, pas sulmit në Kongres ku u vranë pesë persona. Byrja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura në mbarë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button