RMV, deri më 15 shkurt do të jetë i hapur konkursi për manifestimin “Qyteti i kulturës në vitin 2021”

Ministria e Kulturës deri më 15 shkurt do të pranojë aplikime për financimin e projekteve me interes nacional në kuadër të manifestimit “Qyteti i kulturës në vitin 2021”, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimi i fletëparaqitjeve do të bëhet nga ana e komisionit zyrtar në pajtim me prioritetet, bindshmërinë (argumentimin) e fletëparaqitjes, konceptimit të qëndrueshëm dhe vlerësimit të kualitetit të programit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Në pikën e dytë të konkursit theksohet se mund të marrin pjesë gjithë komunat, përveç Komunës së Shkupit dhe komunave që gjenden në Shkup.

“Paraqitja bëhet duke parashtruar një fletëparaqitje të plotësuar, e cila është pjesë përbërëse e Konkursit, që duhet të merret në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe të plotësohet në formë elektronike duke futur të dhënat në vendin e caktuar. Me fletëparaqitjen komunat duhet që detyrimisht të dorëzojnë edhe një program preciz të manifestimit me një pasqyrim të shkurtë të projekteve të cilët janë pjesë përbërëse e programit”, deklarojnë nga ministria, duke theksuar se dorëzimi i tyre duhet të dorëzohet me postë ose fizikisht në Ministrinë e Kulturës.

Vlerësimi i punimeve do të bëhet nga ana e komisionit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button