RMV, plani për punësim në vitin 2020 angazhoi afër 11 mijë të papunë, 189 me nevoja të veçanta, raportoi ministrja

Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Agjencia për punësim në Maqedoninë e Veriut prezantuan rezultatet e Planit operativ për punësim në vitin 2020, derisa sot u miratua edhe Plani për vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme u shqyrtua edhe u miratua Programi i Punës i Këshillit Ekonomik- Social, kurse nga partnerët socialë u kërkua përfshirja e tyre në mënyrë aktive në krijimin e masave për paketën e pestë të ndihmës ekonomike nga shteti”, njoftojnë nga MPPS.

Ministria paralajmëroi që këtë vit transferimi i mjeteve për programet e punësimit nga Buxheti i MPPS-së në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, është rritur me më shumë se katër herë.

“Plani operativ për vitin 2020 arriti rezultate të shkëlqyera duke u realizuar 94.5%, ndërsa  janë përfshirë 10.953 të papunë”, vlerësoi Shahpaska, duke sqaruar se Plani për vitin 2021 ka dy miliardë denarë.

Në konferencë u theksua angazhimi i rreth katër mijë persona përmes granteve prej pesë deri dhjetë mijë euro,  angazhimi i 189 persona me nevoja të veçanta, angazhimi i 7.197 të rinjve përmes projektit “Garanci për të rinj”.

Abdush Demiri, drejtori në Agjencinë e punësimit theksoi pjesëmarrjen e 421 të papunëve në fitimin e aftësive të punës si automekanikë, bravarë, saldues, furrtarë, përkujdesës të personave të moshuar, asistentë personalë, duke veçuar edhe trajnimet për aftësi të avancuara për IT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button