Policia në Hasanbeg arrestoi dy qytetarë të dyshuar për lëndë narkotike dhe armë pa leje

Me urdhër të gjykatësit, policia sot ka bastisur disa prona në Hasanbeg të Shkupit, ku ka arrestuar edhe dy pronarët e atyre pronave, transmeton Portalb.mk.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 27 vjeçarin A.V. dhe 45 vjeçarin S.V. për shkak dyshimeve për lëndë narkotike dhe armë pa leje. Paralajmërohet kallëzim penal deri në Prokurori në bazë të nenit 215 dhe 396 nga Kodi Penal.

Raportohet se në pronën e tyre janë gjetur paketime me rreth 10 kilogram marihuanë, vaj kanabisi, pistoletë “Cervena Zastava”, dy korniza dhe 57 plumba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button