RMV, në nëntor erdhën mbi 21 mijë turistë kryesisht nga katër shtete

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rënie të numrit të turistëve dhe netëve të kaluara të turistëve në vend në muajin nëntor të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në muajin nëntor 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 66.6%%, ndërsa numri i netëve të kaluara për 64.5%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar se janë regjistruar 21 516 turistë, të cilët kanë kaluar gjithsej 48 182 netë në këtë muaj.

Numri i turistëve vendor është ulur për 24.9%, ndërsa ai i netëve për 34%. Në periudhën e njëjtë, rënie më të madhe kemi në numrin e turistëve të huaj për 87.3%, ndërsa në netët e kaluara kanë rënie për 84%.

Turistët e huaj vijnë nga shtetet e ndryshme, por kryesisht nga Serbia (715 turistë), Turqia (858),  Shqipëria (641), Kosova (547), Bullgaria (280), SHBA (222) dhe turistët tjerë nga shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button