fbpx

Ministria e Ekonomisë e tërhoqi propozim-ligjin për burimet minerale pas vërejtjeve të shoqërisë civile

Ministria e Ekonomisë i ka tërhequr ndryshimet e Ligjit për burimet minerale nga procedura e shkurtuar, pas trysnisë nga Aleanca për Përfaqësim dhe Lobim “Sqaro gjithçka”, e përbërë nga 48 organizata civile, institucione të arsimit të lartë dhe mediat, njofton Portalb.mk.

Aleanca “Sqaro gjithçka” kërkon nga Ministria e Ekonomisë që t’i kyçe ekspertët dhe të gjithë qytetarët e interesuar në procesin e krijimit dhe miratimit të Ligjit dhe t’u mundësojë të japin propozime për përmirësimin e tekstit ligjor. Ata thonë se Ministria duhet të organizojë debat publik dhe konsultime me të gjithë palët e përfshira dhe në atë mënyrë të sigurojë pjesëmarrje të publikut dhe të krijojë kushte për sqarimin e tyre në lidhje me Ligjin.

“Ndryshimet ligjore përmabjnë lëshime të mëdha në lidhje me mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve minerale si resurse të rëndësishme të shtetit dhe se për atë, duhen ndryshime të reja para se propozim-ligji ekzistues të kthehet në procedurë të rregullt kuvendore. Nevojitet integrim i zgjidhjeve të reja të harmonizuara dhe të ekuilibruar në tekstin ligjor pastaj në dërgohet në procedurë të rregullt kuvendore, gjegjësisht të publikohet në sistemin ENER, të ketë dy lexime në Kuvend dhe të mbahet diskutim publik kuvendor, plotësisht të sigurohet që ai do të miratohet në procedurë të hapur dhe transparente”, thuhet në kumtesën e Aleancës “Sqaro gjithçka”.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se kanë konstatuar se në tekstin e kërkesës disa nga vërejtjet në lidhje me dispozitat e Ligjit për Burimet Minerale ishin keqinterpretuar ose kuptuar në mënyrë jo të plotë, për të cilat duam të informojmë me saktësi publikun për to.

“Me këtë projektligj nuk përjashtohet dokumentacioni që duhet të paraqitet në kërkesën për shfrytëzim, që u plotësua me Ligjin për Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Burimet Minerale nga viti 2019, dhe e njëjta është përfshirë si dokumentacion i detyrueshëm në kërkesën për lëshimin e lejes për shfrytëzim dhe ndaj anëtarit me të cilin rregullohet garancia financiare. Konkretisht, raporti tekniko-teknologjik mbi procedurën e shfrytëzimit të lëndëve të para minerale me teknikat dhe substancat që do të aplikohen transferohet në pjesën që rregullon lejen e shfrytëzimit, sepse mënyra e shfrytëzimit rregullohet në projektin kryesor të minierave, që dorëzohet në aplikimin për leje shfrytëzimi. Vendimi i mëparshëm për dorëzimin e këtij raporti me paraqitjen e kërkesës për dhënien e koncesionit të shfrytëzimit ishte i parakohshëm”, thonë nga Ministria.

Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë këtë vit do të fillojë një procedurë për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për përgatitjen e një Strategjie për kërkime gjeologjike, përdorimin e qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e burimeve minerale e cila do të vlerësojë nevojën dhe dinamikën për lëshimin e koncesioneve për burimet minerale në rajone specifike.

Sipas ligjit ekzistues komunat në territoret e të cilave kryhen veprimtari koncesionere marrin 78% nga kompensimi, ndërsa vetëm 22% shkon në buxhetin shtetëror, por me këtë projekt ligj komunat do të jenë të obliguara këto mjete ti përdorin vetëm për veprimtari shoqërore ose komunale.

Procedura për transferimin e koncesionit dhe transferimin e aksioneve nuk ndryshohet, por vetëm rregullohet, në mënyrë që tarifa prej 7%, si dhe pëlqimi i nevojshëm nga Qeveria të mbetet. Duke marrë parasysh të gjitha si më sipër, Ministria e Ekonomisë vlerëson se Projektligji duhet të miratohet, sepse përveç harmonizimit me ligjet e tjera, teksti i ligjit ekzistues është përmirësuar teknikisht, dhe kështu përmirësohet rregullimi i kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button