fbpx

Sot bëhen 22 vite nga masakra e Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, njofton Portalb.mk..

Kreu i LVV-së, Albin Kurti me këtë rast, ka bërë homazhe në Reçak së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin. Kjo e fundit ka bërë thirrje që bota t’i kthejë sytë nga Kosova duke thënë se ka dëshmi të gjalla të krimeve që janë bërë atje.

“Kërkojmë që bota t’i kthen sytë nga këto dëshmi të qarta, Serbia ishte ajo që e udhëhoqi gjithë atë luftë, e për fat të keq duke mos kërkuar falje e duke mos lejuar drejtësinë për këto krime, dëshmon që ende po dominon kjo mendje gjenocidale”, tha Osmani.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button