RMV, vitin e kaluar taksat rrugore grumbulluan 33,8 milionë euro, KOVID-19 “shkriu” 10 milionë euro të ardhura (Infografik)

Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore vitin e kaluar kishte të hyra në vlerë prej 33.782.331 euro nga taksa rrugore, që është mbi 10,5 milionë euro më pak krahasuar me vitin 2019. Kriza e koronës goditi rëndë të ardhurat e realizuara në bazë të taksave për përdorim të autostradave në Maqedoni, kurse rënia më e theksuar e të ardhurave mund të shihet në tremujorin e dytë (periudha e orëve policore) dhe tremujorin e tretë, kur munguan automjetet transit në verë dhe vizitorë në vend, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me pritshmëritë për vitin 2021, mund të themi vetëm se gjithçka në masë të madhe do të varet dhe rolin kryesor do ta luajë situata me pandeminë e kovid-19, hapja e kufijve që do të mundësojë transitin e turistëve dhe udhëtarëve të huaj”, thonë për “Meta.mk” nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, nga arkëtimi i taksave, janë realizuar të ardhura në vlerë prej 9.450.544 euro, me ç’rast këtë taksë në periudhën tetor-dhjetor e kanë paguar 8.463.639 automjete.

Për të gjithë periudhën e vitit 2020, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka arkëtuar 6.617 bileta VT, gjegjësisht është realizuar qarkullim prej 19.125 euro nga biletat e taksave të papaguara.

Në 12 muajt e kaluar janë shitur 4.874 karta elektronike SMART dhe 2.884 MTAG, gjithsej 7.758 pajisje elektronike për pagesë të taksës rrugore, me ç’rast është realizuar gjiro prej 64.198 euro.

Që nga fillimi i aplikimit të pagesës së taksës rrugore në mënyrë elektronike, janë shitur gjithsej 21,465 pajisje elektronike. Nga mbushja e tageve dhe kartave, në vitin 2020, janë mbledhur 4.558,661 euro. Në total, nga pagesa elektronike e taksave vitin e kaluar kishte një qarkullim prej gjithsej 4.641.985 euro.

Përndryshe, në muajt në vijim, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore do të punojë në instalimin e  pajisjeve elektronike për arkëtim të taksave rrugore edhe në stacionet përgjatë Korridorit 8. Me pajisje elektronike në të ardhmen do të mund të bahet pagesa edhe në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, si dhe stacionin për pagesë “Milladinovc”.

Për më tepër, pas më shumë se një viti e gjysmë vozitje falas, muajin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i dy stacioneve për pagesë në autostradën Milladinovc-Shtip. Stacioni i ri i taksave “Preod” do të përdoret për pagesë në autostradën midis Miladinovcit dhe Sveti Nikollës dhe Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore pagesa për vetura do të kushtojë 70 denarë në një drejtim. Stacioni i dytë i taksave “Kadrifakov” do të kushtojë 50 denarë në një drejtim për veturat dhe do të mbledh talksën për përdorimin e pjesës midis Sveti Nikollës dhe Shtipit.

Konsorciumi i kompanive nga Turqia dhe Maqedonia, “Aselsan” nga Ankaraja dhe “Zhikol” nga Strumica, e fitoi tenderin për instalim të pagesës elektronike të taksës rrugore në pjesët e autostradës përgjatë Korridorit 8 dhe për ndërtimin e dy stacioneve të reja dhe kontrata e kap vlerën prej pothuaj 12,5 milionë euro.

Sapo të përfundojë autostrada Kërçovë-Ohër, kjo marrëveshje parashikon ndërtimin e stacionit të taksave “Arbinov”, ku do të paguhet për tërë gjatësinë e autostradës së ardhshme midis Kërçovës dhe Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button