Nga e hëna, në tre poliklinika të Shkupit mund të bëhen analiza laboratorike të D-dimerit dhe CRP-së

Ministria e Shëndetësisë informoi se nga e hëna në poliklinikat e Shkupit “Jane Sandanski”, “Bit Pazar” dhe “Draçevë”, pacientët do të mund të bëjnë analiza laboratorike duke kontrolluar vlerat e d-dimerit D dhe CRP-së, njofton Portalb.mk.

Këto analiza janë të rëndësishme në monitorimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve me kovid. Në tre poliklinikat, nga java e ardhshme do të ketë plan të veçantë, personat që duhet të bëjnë analizat e nevojshme laboratorike do të vijnë në termine që do të jenë posaçërisht për ato, që të mos jenë në kontakt me pacientët e tjerë.

“Në këtë mënyrë, ne e bëjmë më të lehtë si për mjekët amë, ashtu edhe për pacientët që të mos e kenë të patjetërsueshme të shkojnë në qendrat kovid dhe institucionet spitalore për të bërë analizat e nevojshme. Participimi për këtë shërbim shëndetësor do të tarifohet në përputhje me listën e çmimeve për shërbimet shëndetësore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore Shkup, Dr. Viktor Isjanovski.

Poliklinikat “Jane Sandanski“, “Bit Pazar” dhe “Draçevë” janë përgatitur me pajisje biokimike dhe reagensë për përgatitjen e shërbimit të kërkuar shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button